“Mourinho nuk ka asgjë për t’i vjedhur”, Juric dhe frazat për Mou që ndezin Roma-Torino

26 Nëntor 2021
17:18
Denis Hakanaj
back button

Ivan Juric nuk është shumë i tërhequr nga ideja e futbollit e Jose Mourinho-s, edhe duke e respektuar dhe duke e konsideruar një trajner të madh portugezin.

Trajneri i Torino-s, kundërshtari i ardhshëm i Roma-s në kampionat, në 2016-ën ka bërë disa deklarata pikërisht në lidhje me Speical One dhe idetë e tij të futbollit:

“Çfarë do t’i vidhja Guardiola-s? Nga ai nis ideja taktike e superioritetit numerik në çdo zonë të fushës dhe është ajo që kërkoj të arrij edhe unë. Çfarë do t’i vidhja Ancelotti-t? Qetësinë”, ka thënë Juric.

“Çfarë do t’i vidhje Mourinho-s? Kam lexuar shumë për të, por duhet të them se nuk kam gjetur asgjë që të më frymëzojë”.

Majin e kaluar, kur është pyetur për kthimin e  Mourinho-s në Serinë A, trajneri i Demave ka thënë:

“Kam lexuar të gjithë librat e Mou, shumë vite më parë ka prekur tema të cilët diskutoheshin shumë pak në futboll. Si reagon truri në situata të caktuara, metoda e punës. Shpresoj që të kthehet ai i dhjetë viteve më parë, që të kthehet të ofrojë futbollin që ofronte dhjetë vite më parë, që kohët e fundit nuk e kam parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit