Mourinho përgatit planin, Tottenham hakmerret ndaj Chelseas

17 Janar 2020
21:21
Eraldo Harlicaj
back button

Kur në krye të stolit ke një si Jose Mourinho gjithmonë mund të presësh surpriza! Trajneri portugez po mendon për merkaton dhe ka hedhur sytë tek ish-ekipi i tij i Chelseas. Portugezi po mendon një hakmarrje të ëmbël ndaj bluve të Londrës.

Willian kaloi nga Anzhi te Chelsea, por pas tij ishin dhe “Spursat”. Blutë e Londrës u treguan më të shpejtë në atë periudhë, por duket se ekipi i Mourinhos po mendon të rrëmbejë falas lojtarin. 

Sulmuesit të krahut i përfundon kontrata në verë dhe deri tani nuk ka diskutime për rinovim. Lampard e do në skuadër, por drejtuesit kanë vendosur ta largojnë futbollistin. Willian nga krahu tjetër është i hapur për ndonjë eksperiencë të re dhe Tottenhami mund të jetë ekipi i duhur për të. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit