Mourinho përjashton yllin e ekipit, ka një prapaskenë të fortë

17 Shtator 2020
16:41
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dyshime, Dele Alli do të largohet nga Tottenhami. Trajneri Jose Mourinho e ka lënë jashtë ekipit të Europa League dhe nuk do ta grumbullojë. Arsyeja është e thjeshtë, ai është në negociata për shkëmbim me sulmuesin Gareth Bale.

Dele Alli është dakord për një kalim te skuadra spanjolle, pasi nuk ka marrëdhënie të mira me teknikun Jose Mourinho. Ai do një eksperiencë të re dhe padyshim e ëndërron një kalim në Madrid.

24-vjeçari do të shkëmbehet kokë me kokë me sulmuesin Gareth Bale. 31-vjeçari do të rikthehet në Angli dhe të luajë sërish me “Spursat”. Reali nga krahu tjetër ka kryqëzuar gishtat që të largojë sulmuesin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit