Mourinho: Po të mos kishin ndodhur ato, ky sezon do të ishte ndryshe

20 Korrik 2020
8:46
Telesport
back button

Trajneri Jose Mourinho mban ende gjallë shpresat e skuadrës së Tottenham për t’u kualifikuar në Europë sezonin e ardhshëm. Spurs fituan 3-0 ndaj Leicester në Premier League, sfidë ku sulmuesi Harry Kane realizoi dy gola dhe duket në formë. Për fat të keq, ai ka qenë shumicën e kohës i dëmtuar, fakt që trajneri portugez e vë në dukje.

Po të mos kishim patur kaq shumë dëmtime, ky sezon do të ishte krejt ndryshe për ne. Kemi vuajtur shumë dëmtimet dhe mungesën e mjaft titullarëve këtë sezon dhe kjo është fatale kur t’i luan kaq shumë ndeshje. Dëmtimet që patëm nga dhjetori në mars kushtëzuan rezultatin tonë”, u shpreh trajneri Jose Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit