“Mourinho provoi gjithçka, United dështoi prej lojtarëve”

15 Maj 2019
9:39
Alfred Lleshi
back button

Ander Herrera beson se lojtarët e Manchester United janë 75 për qind përgjegjës për dështimin e ekipit në sezonin që sapo u mbyll. Ndërkohë, ai ka mbrojtur Jose Mourinho, duke thënë se ka provuar gjithçka për suksesin. Mesfushori do të largohet nga “Old Trafford” pas skadimit të kontratës së tij, këtë verë, ndërsa spekulimet e lidhin me PSG. 

Po ashtu, Herrera ka insistuar se zëvendësuesi i trajnerit portugez, Ole Gunnar Solskjaer, është njeriu i duhur për të sjellë sukses, duke pretenduar se lojtarët janë plotësisht në mbështetje të norvegjezit. "Ne duhet të marrim përgjegjësi për sezonin e keq, që mbyllëm, – tha Herrera në faqen zyrtare të klubit. – Të gjithë ne. Nuk është e drejtë të fajësosh të tjerët. Kur zhvillon një sezon të keq, 75 për qind është përgjegjësi e lojtarëve.

Kur një trajner shkarkohet është shumë e lehtë për të fajësuar dikë tjetër, por në të vërtetë dështimi është faji i secilit prej nesh. Çdo lojtar në dhomën e zhveshjes ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur këtë sezon. Ne kemi bërë disa gjëra të mira, por për Manchester United nuk është e mjaftueshme. 

Mourinho? Unë kam respekt të madh për të. Ai u përpoq të bënte çdo gjë. Sezoni i parë me të ishte mjaft i suksesshëm. Patëm shumë shpresa për këtë sezon, por nuk funksionoi. Jo vetëm për shkak të tij, pasi e përsëris, çdo lojtar ka përgjegjësi".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit