Mourinho shfaqet gjatë propozimit për martesë: “Je ti Special One”

22 Qershor 2022
17:00
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho është largua të martën nga Namibia pas një udhëtimi mbresëlënës me familjen, por trajneri ka qenë edhe dëshmitar i një skene romantike në ditët e kaluara në vendin afrikan.

Teksa po bënte një xhiro në shkretëtirë, ai ka ndjekur një propozim për martesë të një djaloshi, i cili i ka kërkuar dorën të fejuarës i ulur në gjunjë në rërë.

Jo shumë larg çiftit ka qenë i pranishëm trajneri i Roma-s, i cili ka bërë me shumë dëshirë një  fotografi me të dy pas përgjigjes pozitive të vajzës.

“Je ti Special One sot”, ka thënë burri, i cili ka qenë dyfish i lumtur për propozimin dhe për takimin me trajnerin portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit