Mourinho “show” edhe në Turqi: Kam marrë trofe kudo, por ato nuk fitohen në shtator

27 Shtator 2024
12:36
Telesport
back button

Fenerbahce e nisi me një fitore aventurën e saj në Europa League, duke mundur 2-1 Union SG. Në konferencën për shtyp, trajneri portugez Jose Mourinho foli për suksesin dhe sezonin e ekipit turk.

Stambolli është një qytet shumë i bukur, por unë nuk erdha këtu me pushime. Kam ardhur këtu për të punuar. Të gjithë në klub e bëjnë këtë dhe ne kemi një mjedis të mirë për të punuar”, tha Mourinho.

Unë gjithmonë përpiqem t’ua rrënjos dhe t’ua shpjegoj këtë gjë njerëzve. Kur gjërat shkojnë mirë nuk shkon në hënë, kur gjërat shkojnë keq nuk shkon në ferr”, tha portugezi.

Kam fituar 26 trofe, duke përfshirë 5 europiane e gjysmë sepse më vodhën një Europa League, nuk do ta harroj kurrë. Arsyeja pse i kam arritur këto gjëra është sepse kam punuar shumë. Unë punoj shumë edhe te Fenerbahçe”, u shpreh Mourinho.

Ajo që ju e quani efekti Mourinho janë trofetë. Në shtator nuk kishte asnjë trofe për t’u rrëmbyer, si mund ta shihnit efektin Mourinho? Unë fitova trofe në çdo klub ku shkova. Vetëm te Tottenham jo, sepse u largova nga klubi dy ditë para finales së kupës”, shtoi Mourinho.

Falë Zotit, deri tani kemi humbur vetëm 2 ndeshje, kundër Lille dhe Galatasaray. Duke e parë situatën jam dakord që duhet të përmirësohemi. Ne punojmë çdo ditë për këtë”, tha portugezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit