Mourinho “thumbon” Lampard, habit me deklaratën pas ndeshjes

29 Nëntor 2020
23:03
Eraldo Harlicaj
back button

Tottenhami barazoi me rezultatin 0-0 kundër Chelseas jashtë fushe. Trajneri Jose Mourinho ka folur për ndeshjen dhe ka theksuar se skuadra e tij bëri maksimumin, por nuk ia doli të fitonte.

“Ju premtoj se doja që ta fitonim ndeshjen. Nuk ishte një sfidë e lehtë për ne, por në krahun tjetër nuk mbaj mend një ndeshje me Chelsean këtu, apo në fushën tonë që të dominonim kaq shumë.

“Ata e panë portën tonë vetëm njëherë dhe Hugo Lloris bëri vetëm një pritje. Reagim shumë i mirë, por ajo ishte e vetmja tentativë e Chelseas. E dominuam krejtësisht”, – tha Mou.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit