Mourinho tregon momentin më të trishtuar të karrierës: Kishim thyer çdo rekord, por më pas CR7, Kakà dhe Ramos…

24 Shtator 2020
11:40
Alfred Lleshi
back button

Shumë fitore, por po aq zhgënjime. Karriera e një trajneri përbëhet nga ulje dhe ngritje, është e vështirë të jesh gjithmonë në gjendje të qëndrosh në krye, e pamundur të mos humbasësh të paktën një herë në ndeshjet me shumë rëndësi. Josè Mourinho rrëfeu 20 vitet e karrierës së tij si trajner i parë në emisionin portugez “Mercado Aberto”. Aty tregoi se ka pasur momente të bukura, por edhe disa, që kurrë nuk do të dëshironte t’i jetonte. Kur iu desh të zgjidhte zhgënjimin më të madh, që ka përjetuar ndonjëherë në një stol, “Special One” iu kthye përvojës së tij në “Santiago Bernabeu”. Së andejmi zgjodhi një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kompeticionin që i dha famë me Porto dhe Inter.

REAL-BAYERN – Ndeshja në fjalë është ajo e sezonit 2011-2012, kundër Bayern Munich. “Los Blancos” fituan La Liga-n atë vit dhe e bënë këtë me një rekord kumbues, duke mbledhur 100 pikë. Por, në Europë u likujduan nga bavarezët, të cilët, duke u tallur me rivalin, humbën finalen në shtëpi kundër… një ish-skuadre të Mourinho, Chelsea. “Nëse do të më duhej të zgjidhja momentin më të trishtuar të karrierës sime, është eleminimi kur isha trajner i Real Madridit. Ne ishim ekipi më i mirë në Europë, e kishim fituar kampionatin me rekord pikësh dhe golash të shënuar. Do ta kishim fituar finale e Champions-it, po të shkonim atje, nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

DENIMET – Por, fati ka plane të tjera të planifikuara. Ndeshja e parë në “Allianz” përfundoi 2-1 për miqtë, me një gol të Mario Gomez në 90’, që do t’i priste këmbët e secilit “Los Blancos”. Kthimi në “Bernabeu”, në minutën e 14-të ishte 2-0. Cristiano Ronaldo kishte vendosur në shina kualifikimin në finale, por më pas Robben shënoi. Dhe në atë moment skuadra e Mourinhos ra psikologjikisht, sepse të humbasin penalltitë kampionët e mëdhenj, janë gjëra që nuk i pret. “Gjëja më e tmerrshme është se për penalltitë zgjodha Cristiano Ronaldo, Kakà dhe Sergio Ramos, të cilët ishin vetë siguria nga pika e bardhë. Nga ana tjetër, ata nuk kishin gabuar kurrë në këtë specialitet. Atë natë bënë gabime, është diçka që më ka fundosur”. Një moment i pashlyeshëm, mjaft të quhet momenti më i keq i karrierës së tij…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit