Mourinho: Tri pikë të pabesueshme!

15 Dhjetor 2019
17:33
back button

Tottenham ka fituar 2-1 ndaj Wolves, pas ndeshjes kjo ishte intervista e Jose Mourinho-s për BBC.

“Jam shumë krenar për këtë fitore. Wolves kishte 11 ndeshje pa humbur, Nuno duhet të jetë krenar për këtë ecuri.

Ata janë kundërshtarë tepër të vështirë. E thashë që të premten se ata janë të fortë në aspektin taktik, teknik dhe mendor.

E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, ata nuk na surprizuan. Nuk u demoralizuam pas barazimit 1-1.

E dinim se do të kishim mundësitë tona në fund të ndeshjes. Këto janë tri pikë të pabesueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit