Mourinho “uron” Shevchenko-n: Shpresoj ta nisë si unë

20 Nëntor 2021
16:34
Denis Hakanaj
back button

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes me Genoa-n, Jose Mourinho i ka bërë një urim special Shevchenko-s, i cili do të debutojë në drejtim të kuqebluve:

“Kujtimin e parë që kam është hera e parë që e kam parë të luajë. Unë isha analist te Barcelona dhe e kam parë kur po analizoja P SV-Dinamo e Kievit në Champions”, ka thënë Mou.

“Më pas, ai ka shkruar historinë, kur fiton Topin e Artë, Champions League dhe shumë tituj shkruan historinë tënde dhe e tija ka qenë një histori fantastike”.

URIMI – “Është në eksperiencën e tij të parë në drejtim të një klubi, por me Ukrainën ka bërë mirë. Uroj ta nisë si unë me një humbje dhe më pas të fitojë shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit