Mourinho zgjedh XI e lojtarëve më të mirë, që ka trajnuar. Vetëm një nga Interi i “tripletës”

30 Mars 2020
15:43
Alfred Lleshi
back button

Jose Mourinho ka shënjuar trajningun botëror në më shumë se dekadën e fundit. Qoftë me rezultate, qoftë me deklarata e përplasje epike me kolegët e tij, portugezi ia ka dalë të jetë gjithmonë në vëmendjen e të gjithëve. Champions-i me Porto dhe “tripleta” me Interin ia kompletojnë më së miri “palmaresin” prej fituesi të vërtetë. Ato janë “qershia mbi tortë”. 

Gjatë këtij rrugëtimi, “Special One” ka drejtuar skuadra si Benfica, Porto, Chelsea, Real Madrid, Inter, Manchester United dhe Tottenham. Ai ka pasur rastin të trajnojë disa nga lojtarët më të mirë në botë, duke nisur nga Cristiano Ronaldo e deri te Zlatan Ibrahimovic. Prandaj, të formuarit e top-formacionit ne më të mirët e tij, që i ka drejtuar si trajner, nuk është një mision i lehtë. Megjithatë, e ka bërë këtë gjë për “Manchester Evening News”, duke “sakfirikuar” ndonjë emër si Ibrahimovic, fjala vjen. Me siguri suedezi nuk do të ndjehet mirë… 

Aty ka nominuar 11 lojtarët më të mirë, që ka trajnuar. Sikurse mund ta shihni më poshtë, ekziston një ekip hipotetik “made in Mourinho”, që dominohet nga lojtarët e Chelsea, me të cilët doli kampion në Angli, por nuk figuron asnjë i Manchester United, skuadër nga e cila u shkarkua në dhjetor 2018, pa lënë gjurmë atje, apo Porto, kampione Europe. 

Me siguri, nuk mungon Cristiano Ronaldo dhe kapiteni i “tripletës” zikaltër, Javier Zanetti, i vetmi nga Interi historik i vitit 2010. Në kllapa është emri i skuadrës, ku lojtari dhe Mourinho kanë qenë bashkë. Moduli i përzgjedhur nga Mourinho është 4-2-3-1.

Në portë: Petr Cech (Chelsea)
Në mbrojtje: Javier Zanetti (Inter), John Terry (Chelsea), Ricardo Carvalho (Real Madrid), Wiliam Gallas (Chelsea)
Në mesfushë: Claude Makelele (Chelsea), Ftank Lampard (Chelsea)
Mesfushorë-sulmues: Mesut Ozil (Real Madrid), Eden Hazard (Chelsea), Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Në sulm: Didier Drogba (Chelsea)   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit