Mrekullia e Berishës shkon dëm, Fabian Ruiz i dhuron fitoren Napoli-t (Pamjet)

7 Maj 2022
16:56
Denis Hakanaj
back button

Napoli ka blinduar vendin e tretë në kampionatin italian të futbollit pas fitores së vuajtur 1-0 të marrë në javën e 36-të në fushën e Torino-s.

Një nga protagonistët e ndeshjes ka qenë portier shqiptar Etrit Berisha, i cili i ka mohuar një gol të sigurt miqve në minutën e 61-të të pjesës së dytë.

PENALLTIA E PRITUR NGA BERISHA

Skuadra e Luciano Spalletti-t ka fituar një penallti dhe te pika e bardhë është paraqitur Lorenzo Insigne. Ekzekutimi i yllit të Napoli-t ka qenë shumë i mirë, por pritja e yllit kuqezi ka qenë akoma më e mirë.

Gjithsesi, vendasit nuk kanë arritur të shmangin humbjen. Episodi që ka vendosur sfidën ka ardhur në minutën e 73-të falë një goli të Fabian Ruiz.

GOLI I FABIAN RUIZ

Mesfushori spanjoll ka realizuar pas një aksioni të bukur individual, i ndihmuar edhe nga nj devijim i Djidji, duke treguar pse është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit