“Mua më mjaftuan 70 milionë”, Mou provokon Pep: Kemi bërë diçka të jashtëzakonshme

22 Maj 2023
15:46
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho gjen gjithmonë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe këtë herë e ka bërë duke sfiduar rivalin e tij historik Pep Guardiola.

Në finale të kupave europiane me skuadrat respektive, të dy nuk do të përballen tani, por mund ta bëjnë shpejt në finalen e Superkupës së Europës nëse City dhe Roma do të arrijnë të fitojën respektivisht Champions dhe Europa League.

Ndoshta do të jetë pikërisht aty që do të mund të mbyllin llogaritë e hapura që nga koha kur përballeshin në Calisco-n mes Real Madrid dhe Barcelona-s në Spanjë.

Sipas Special One ka një diferencë të madhe në lidhje me ecurinë e dy skuadrave në këtë sezon: “Nëse ke lojtarë prej 40/70 milionë eurosh në stol është normale që nuk vuan”, ka thumbuar trajneri i Roma-s.

“Të mërkurën, City ka futur në fushë lojtarë si Julian Alvarez, Foden dhe Mahrez vetëm në pjesën e dytë, ndërsa ne fitojme me 4 ose 5 lojtarë titullarë më pak”, ka kujtuar portugezi në lidhje me situatën e Roma-s, në finale të Europa League pavarësisht problemeve të mëdha me dëmtimet.

“Këtu te Roma investojmë 70 milionë në merkato dhe shkojmë në finale. Është me të vërtetë e jashtëzakonshme ajo që kemi bërë në këtë sezon”, ka deklaruar Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit