Muça: Polonia favorite, por ja çfarë do të bëjë diferencën sot

12 Tetor 2021
20:20
Denis Hakanaj
back button

Ish-trajneri Shkëlqim Muça ka folur në prag të sfidës Shqipëri-Poloni.

“Në letër, Polonia është favorite, por në fushë fiton gjithmonë skuadra që është më e motivuar”, ka thënë Muça për RTSH.

“E kemi treguar në Hungari, ashtu si edhe në pjesën e parë në Poloni. Edhe në vitet ’84-’85 jemi përballur me një Poloni të fortë, por kemi treguar karakter.

“Nuk jemi të plotë sot, por ka forca që as trajneri nuk i di dhe askush nuk mund t’i shikojë, kështu që mbetet të shikojmë ndeshjen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit