MUÇI-KASTRATI HESHTIN MOSKËN! Asist dhe gol, në minutat e fundit. Legia fiton ndaj Spartak (VIDEO)

15 Shtator 2021
18:31
Telesport
back button

Legia Varshavës ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në grupet e Europa League (Grupi C) teksa në Moskë, ndaj Spartakut, duke gjetur golin e vetem ne fund me heroin Lirim Kastrati, që gjithashtu është asistuar nga shqiptari tjetër i ekipit polak, talentit të Tiranës, Ernest Muçi.

Një dalje e bukur nga krahu për Muçin dhe një pasim për në qendër aty ku sulmuesi nuk e ka arritur por në shtyllën e dytë Kastrati ka qenë gati për ta finalizuar aksionin duke festuar më pas pikërisht me Muçin, që ka bërë edhe me shenjë gishti si heshtjeje, ndoshta sepse i vërshëllyer nga publiku rus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit