Pritej shumë nga Mykhaylo Mudryk (Krasnograd, Ukrainë, 2001), për të cilin Chelsea i pagoi 100 milionë euro Shakhtarit. Gjysmë viti e 21 ndeshje më vonë, ai ende nuk ka shënuar gol dhe dyshimet kanë filluar të lindin. Nuk ka debat se ai është një projekt i madh për të ardhmen, por për momentin është ende i paaftë për t’i çuar blutë drejt fitores. Dhe çmimi i paguar e ka tejkaluar atë.
“Mendoj se ka të bëjë me të kuptuarit më të mirë të lojës, duhet të përpiqet të jesh më i lidhur me ekipin”, – analizoi Pochettino pas barazimit kundër Bournemouth. Mudryk filloi si titullar dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, duke mos krijuar asnjë rrezik për skuadrën e Iraola. “Ne duhet t’i japim atij kohë për t’u përmirësuar gjatë sezonit”, – e mbrojti “Poche” ukrainasin.
Në përgjithësi, Chelsea është një ekip që ka nevojë për kohë. Sigurisht, shumë lojtarë të rinj janë afruar në merkato. Por, a mund t’i jepni kohë një klubi që ka shpenzuar 1 miliard milionë euro për përforcime në 12 muajt e fundit? Duket kontradiktore. A është një sezon tjetër pa Champions, diçka që blutë e Londrës mund ta përballojnë? Për momentin ata kanë vetëm 5 pikë nga 15 të mundshme, gjërat nuk po duken aspak mirë.
“Ai është duke u përmirësuar, duhet të mësojë. Premier League është shumë e shpejtë, loja që zhvillohet këtu është tepër impenjative”, – insistoi Pochettino kur u pyet për Mudryk. Ukrainasi, siç u dëshmua, performon më mirë kur luan me kombëtaren sesa në Premier League. Në Europianin e fundit U-21 shkëlqeu me Ukrainën, është një nga liderët e saj. Pak ditë më parë e tregoi këtë në barazimin ndaj, pikërisht, Anglisë.
Chelsea ka shënuar vetëm 5 gola në Premier League deri më tani, këtë sezon. Kjo është shifra më e keqe pas 5 ndeshjeve në elitën e futbollit anglez që nga sezoni 1995-1996 (5 gola), kur përfundoi në vendin e 11-të në fund. 5 pikët që ka aktualisht Chelsea, nga ana tjetër, është shifra më e keqe që nga epoka e Mourinho më 2015-2016. Në atë kohë ishin vetëm 4 pikë pas 5 ndeshjeve.