Muller dhe “vesi” kundër Barcelona-s, askush si Gjermani

15 Shtator 2021
15:31
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka marrë një tjetër fitore bindëse kundër Barcelona-s në Champions League.

Mes protagonistëve të sfidës së luajtur mbrëmjen e së martës në Camp Nou ka qenë edhe Thomas Muller, i cili shënon gjithmonë kundër katalanasve.

Siç ka zbuluar Opta, ylli i Bayern është lojtari që ka shënuar më shumë gola kundër Barçës në kompeticionet europiane. Janë plot shtatë golat e shënuar nga Muller në vetëm gjashtë ndeshje.

Skuadra e Nagelsmann, me fitoren në Camp Nou, ka marrë tri pikët e para të grupit të Champions League. Sfida tjetër e këtij grupi, ajo mes Dinamo Kiev dhe Benfica është mbyllur 0-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit