Muller i tregon rrugën Gjermanisë: Kjo është skuadra që duhet të imitojmë

27 Shtator 2022
18:49
Denis Hakanaj

Mungojnë gjithmonë dhe më pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës në Katar, që do të zhvillohet në dimër mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.

Një nga skuadrat që pritet të jenë protagoniste është edhe Gjermanisë e Hansi Flick, që nuk ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit të Nations League: humbje me Hungarinë dhe barazim 3-3 me Anglinë.

Thomas Muller, lider i kombëtares dhe Bayern Munich ka treguar një shembull që duhet ndjekur nga Gjermania në Botëror për të pasur sukses:

“Kam punuar me Ancelotti-n. Real Madrid mund të jetë një shembull për ne”, ka thënë Muller në një intervistë të dhënë për DË Sports.

“Nuk luajnë gjithmonë një lojë të shkëlqyer, por e mbajnë kokën lart dhe kanë besim në aftësitë e tyre. Edhe fakti që kemi shumë lojtarë të Bayern-it mund të jetë një avantazh.

“Do të thotë se kuptohemi në mënyrë të natyrshme dhe mund të mbështetemi te kombinime dhe automatizma që funksionojnë edhe në klub. Do të ishte bukur nëse do të punonim për këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit