Muller kap shifrën e frikshme, vetëm Messi ka bërë më mirë se ai

16 Janar 2022
9:36
Denis Hakanaj

Thomas Muller është gjithmonë e më i rëndësishëm për Bayern Munich.

Sulmuesi i bavarezëve ka qenë protagonist në fitoren 4-0 të marrë kundër Koln-it. Asnjë gol për gjermanin, por plot dy asiste për Leëandoëski-n, autor i një tregolëshi.

Falë këtyre dy asisteve për shokun e skuadrës, Muller ka arritur të një shifër të frikshme.

Në fakt, siç ka bërë të ditur Opta, 32-vjeçari ka tani 150 asiste në Bundesliga.

Nga debutimi i Muller në kampionatin gjerman në 2008-ën, vetëm Lionel Messi ka regjistruar një numër më të lartë pasimesh fituese në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Argjentinasi ka dhënë 180 asiste mes Barcelona-s në La Liga dhe PSG në Ligue 1. Tani, ylli i bavarezëve ka shkuar në 150.

Të shohim nëse do ta përmirësojë këtë shifër akoma më shumë nga ndeshja e ardhshme kundër Hertha-s më 23 janar.

Bayern Munich, për momentin, kryeson renditjen e Bundesliga-s me një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit