Muller lavdëron trajnerin: Po luajmë, dominojmë dhe argëtohemi pas një kohe të gjatë

24 Shtator 2024
20:00
Telesport
back button

Bayern Munich ka ndryshuar kurs këtë fillimsezoni dhe po dominon në kampionat, ku kryeson me pikë të plota. Edhe në Champions League ka bërë një debtim mbresëlënës, kur fitoi 9-2 ndaj rivalëve kroatë, cka po kënaq tifozët e lojtarët, që po pëlqejnë lojën e imponuar nga trajnerin Vincent Kompany.

I këtij mendimi është sulmuesi Thomas Müller, që në një intervistë u shpreh: “Duhet pranuar se mënyra se si po luajmë futboll për momentin është argëtuese”. Deri më tani, bavarezët kanë shënuar 29 gola dhe pësuar vetëm 5 të tillë.

Sigurisht që ka shumë gola, por ato vijnë si pasojë e stilit të lojës dhe mënyrës se si e sjellim atë në fushë. Është diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë dhe tani po e shijojmë këtë moment”, shpjegoi Muller.

Merita i takon trajnerit. Edhe vitet e fundit ka pasur disa ndeshje të mira, por besoj se ky dominim i kundërshtarit është diçka e re për ne. Duhet të jem i sinqertë për këtë fakt”, u shpreh Muller.

Më tej, sulmuesi tha: “Ka nga ata që thonë se shfaqjet e deritanishme të focës na kujtojnë fazat e para bindëse me Guardiolën apo me Flick në stol. Por secili trajner ka meritën e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit