“Mund ta fitonim ndeshjen”, – Osja ndjen keqardhje për rastet e humbura

8 Nëntor 2019
20:09
Eraldo Harlicaj
back button

Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Safet Osja, ka folur pas barazimit me Tiranën 0-0. Ai ishte në krye të stolit, pasi trajneri Mirsad Jonuz ishte i dënuar. 

Barazimi –  “Sot kemi bërë ndeshje të mirë, meritonim dhe fitoren”. 

Shtylla – “Futbolli i ka këta, pasi ne gjuajtëm shtyllën dhe Tirana goditi shtylla. Mendoj se e meritonim fitoren, pavarësisht se rezultati ishte i drejtë për lojën”. 

Humbja me Bylisin – “Kishim 4 mungesa dhe nuk janë pak në ndeshjen ndaj Bylisit. Këto ditë kemi punuar më shumë nga ana psikologjike se sa taktike. Dy humbjet e fundit na kishin rënduar psikologjikisht”. 

Ndeshja më e mirë? – “Fillimi i kampionatit ka qenë i mirë, pavarësisht se kemi pasur oshilacione. Kanë ndikuar dhe mungesat”. 

Qetësia  – “Barazimi na kënaqi. Nervozizmi i Jonuzit dhe i imi ishte për gjyqtarin e katërt. Vendosi ai për golin dhe jo anësori”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit