“Mund ta kisha mbyllur tek Juventus”, Drogba: Ajo natë ishte magjike

30 Qershor 2022
16:52
Denis Hakanaj
back button

Didier Drogba ka qenë një nga lojtarët afrikanë më të mirë të historisë së futbollit botëror. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është një legjendë e vërtetë e Chelsea-t falë 381 ndeshjeve dhed 164 golave të shënuar me fanellën e Blues.

Me klubin londinez ka arritur të fitojë katër Premier League dhe Champions League-n e parë në historinë e Chelsea-t.

I ftuar në Sorrento del Global Youth Tourism Summit, ku, përveçse ka folur për turizëm dhe sport, si ambasador i Organizatës botërore të turizmit (Unwto), Drogba ka rrëfyer eksperiencën e tij si lojtar:

“Mund ta kisha mbyllur karrierën me Juventus-in, por gjithçka dështoi në fund. Siç kanë dështuar vite më parë negociatat me Inter-in. Ndihesha mirë me klubin tim, kështu që vendosa të qëndroja, por kam ndonjë keqardhje.

“Do të më kishte pëlqyer të luaja në Serinë A, ndonjë gol do ta kisha shënuar edhe tek ju. Këtu sulmuesit e fortë nuk mungojnë, i uroj mikut tim Lukaku-t shumë fat me kthimin e tij tek Inter-i. Mendoj se Osimhen ka gjithçka duhet për t’u bërë një kampion”, ka thënë Drogba.

Kujtimet që ish-sulmuesi mban zemër janë finalja e Kupës së Anglisë në 2012-ën “kur një gol i imi me kokë vendosi ndeshjen”, dhe finalja e Champions League, e fituar gjithmonë në 2012-ën, kundër Bayern Munich: “Ajo natë ishte magjike”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit