“Mund të fitojmë edhe 10-0, Bayern mbetet gjithnjë 1 pikë para nesh”

22 Prill 2019
20:27
Telesport
back button

Bayern Mynih vijon të kryesojë renditjen e Bundesliga me 1 pikë më shumë se Borussia Dortmund pas javës së 30-të. Të dyja ekipet pretendente për titull fituan këtë fundjavë. Fillimishit triumfuan bavarezët, 1-0 ndaj Werder Bremen dhe 24 orë më parë erdhi replika e Borussia, që mposhti 4-0 Freiburg. Trajneri i Dortmund, Lucien Favre, sheh se gradualisht po pakësohen shanset për titull, ndërkohë që kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi.

Fituam me shumë lehtësi ndaj Freiburg dhe ky është një lajm i mirë, por për fatin tonë të keq asgjë nuk ndryshon në renditje. Ne mund ta kishim fituar edhe 10-0 këtë ndeshje, por sërish Bayern do të qëndrojë para nesh në renditje me 1 pikë më shumë. Gjithsesi, nuk tërhiqemi. Ne do të bëjmë punën tonë, të fitojmë çdo ndeshje deri në fund, duke shpresuar që rivalët tanë të gabojnë dhe të ndalen”, tha Favre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit