“Mund të flas gjatë”, Ziyech: Ja çfarë nuk shkon te Chelsea

3 Dhjetor 2023
9:00
Denis Hakanaj
back button

Hakim Ziyech është kthyer të flasë për Chelsea-n.

Ylli i Marokut, pasi ka kaluar tre sezone në Stamford Bridge (2020-23) dhe ka fituar Champions League në 2021-shin, është transferuar te Galatasaray.

Marrëdhëniet mes klubit dhe Ziyech janë prishur, me lojtarin që është transferuar në fund në Turqi.

Sot, duke parë edhe momentin e vështirë të Chelsea-t, Ziyech ka folur për atë që ka shkuar keq në Londër.

“Chelsea? Pff, mund të flasim gjatë për këtë”, ka thënë Ziyech për Voetball International.

“Gjërat nuk kanë shkuar siç shpresoja. Ka pasur një periudhë me shumë ndërrime trajnerësh, më pas është krijuar një situatë bezdie me klubin dhe transferimi te PSG ka dështuar”.

“Kishim tre skuadra me super lojtarë. Në një pikë kemi humbur durimin. Nuk mund të mendosh të kesh dyzet lojtarë në ekip, në fund do të ketë probleme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit