“Mund të na dhurojë Botërorin”, Adriano: Tifozët duhet të kenë durim

28 Prill 2022
14:59
Denis Hakanaj
back button

Adriano ka qenë një nga sulmuesit e Brazilit. Perandori i ka thurur elozhe Neymar-it dhe beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain mund të jetë njeriu i duhur për të udhëhequr Seleçao-n drejt titullit të gjashtë botëror.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Inter-it, u ka kërkuar tifozëve që të bëjnë pak durim kundrejt O’Ney në një intervistë të dhënë për TNT Sports.

“Sigurisht, Neymar është i aftë të na dhurojë Botërorin e gjashtë. E ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë. Mund t’i zgjidhë ndeshjet në çdo moment”, ka thënë Adriano.

“Ne brazilianët kemi nevojë për futbollin e tij. Është normale të jemi shumë kërkues ndaj tij, por edhe me të gjithë ata që veshin fanellën e skuadrës. Kërkohet shumë nga ai sepse presim më të mirën. Tifozët duhet të bëjnë pak durim”.

Sulmuesi 30-vjeçar nuk ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me PSG-në, duke koleksionuar 11 gola dhe 7 asiste në 25 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.

Brazili do të jetë në Grupin G të Kupës së Botës që do të zhvillohet në fundin e këtij viti në Katar. Bashkë me brazilanët do të jenë edhe Serbia, Zvicra dhe Kameruni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit