Fabio Capello thotë se Atalanta mund të quhet “Atalanta City” ose “Atalanta United” dhe të luajë në Premier League dhe “askush nuk do të befasohej”.
Ish-trajneri italian Capello ka vlerësuar Atalanta-n në intervistën e tij të fundit për La Gazzetta dello Sport.
Bergamaskët dhe Inter janë aktualisht mes 8 të parave në Champions League dhe janë ende të pamposhtur në kompeticionin elitar të Europës.
“Merita shkon për klubet dhe trajnerët, duke filluar nga Gasperini, i cili gjithmonë ka pasur një mënyrë tjetër të stërvitjes me një përzierje intensiteti dhe agresiviteti”, tha Capello.
“Inzaghi gjithashtu është pjekur shumë dhe Marotta i ka dhënë një ekip cilësor”.
Të dyja skuadrat janë gjithashtu të përfshira në garën për titull në kampionat, duke qenë vetëm një pikë mbrapa Napoli-t kryesues.
“Atalanta luan me një intensitet të denjë për Champions League apo Premier League. Duke pasur parasysh stilin e tyre të lojës, askush nuk do të habitej nëse do të quheshin Atalanta United ose Atalanta City”, argumentoi Capello.