“Mund të shpallim kampionin e botës edhe me vetëm 8 gara”

5 Qershor 2020
8:58
Telesport
back button

Në teori, tetë garat e programuara deri më tani në Europë, mund të mjaftojnë për të shpallur kampionin e botës për këtë sezon në Formula 1”. Ka qenë kjo deklarata surprizë e Ross Brawn, drejtorit sportiv të Formula 1 për “Autosport”.

Nuk ishte e lehtë të programoje këto 8 gara të para në Europë, pasi 2-3 javë më parë kjo gjë dukej e pamundur. Gjithsesi, tani kemi një kalendar”, tha Brawn.

Në lidhje me mundësinë për të shtuar gara të tjera në botëror, Brawn tha: “Situata ndryshon shumë shpesh edhe pse po përmirësohet. Ka shtete ku ne duam të garojmë, por situata është ende problematike, si Meksika apo Brazili”.

Kemi shumë opsione në tavolinë pas 6 shtatorit, mendoj se mund të ndërtojmë një kalendar të mirë dhe të bëjmë një sezon të denjë”, tha Brawn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit