“Mund të të turpërojë me një lëvizje”, Kompany: Bën sikur dëmtohet dhe më pas…

6 Maj 2022
15:52
Denis Hakanaj
back button

Ish-qendërmbrojtësi Vincen Kompany, tani trajner, ka rrëfyer në një video të VarksySports pse Luis Suarez ka qenë kundërshtari që e ka vënë më shumë në vështirësi.

Dhe përshkrimi që belgu i ka bërë sulmuesit të Atletico Madrid është i mrekullueshëm. “Kundërshtari më i vështirë për mua ka qenë Luis Suarez, sepse nuk është aspak tradicional në asgjë”, ka thënë Kompany.

“Me të është gjithmonë një ndeshje brenda ndeshjes. Hidhet në tokë, bën sikur është dëmtuar, por në momentin kur shkon tek arbitri për t’i thënë se po simulonte vrapon pas teje. Më pas e dimë të gjithë se bëhet fjalë për një lojtar në gjendje të të turpërojë me një lëvizje”.

Por nuk është klasi i Suarez që i ka krijuar gjithmonë probleme Kompany, sa instinkti i gjuetarit që ka uruguaiani, i cili duket se ka një shqisë të gjashtë për atë që ndodh ose që do të ndodhë.

“Nëse ka një top që kalon mbrojtjen, ai fillon të vrapojë, nëse t;i shikon në të djathtë, ai shkon në të majtë, nëse shikon në të majtë, ai shkon në të djathtë. Dhe nëse ti kthehesh sepse e kuptuar lëvizjen e tij, ai e kupton që ke kuptuar dhe bën të kundërtën”.

Ja saktësisht njeriu më i lehtë për t’u mbuluar. Megjithatë, Kompany ka pranuar se është argëtuar. “Kundër tij kam luajtur ndeshjet e mia më të mira dhe më të këqija”, ka shtuar Kompany.

“Më të mirat sepse mënyra e tij e lojës përshtatej me timen, që kërkoja t’i paraprija lëvizjet e kundërshtarit. Dhe më të këqijat sepse nëse përballesh me të në një ditë të keqe, atëherë është një problem i madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit