Mundje/ Rusi që garon për Shqipërinë siguron finalen në botëror, nesër synon të artën në Beograd

16 Shtator 2022
17:42
Telesport
back button

Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov (me origjinë ruse dhe nënshtetësi shqiptare) ka siguruar kualifikimin për në finalen e peshës 57kg të stilit të lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes, event që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Deri më tani, ai ka arritur t’i fitojë të gjitha duelet e zhvilluara, duke siguruar një medalje. Ndërkohë që, të shtunën në mbrëmje do të duelojë për të artën ndaj amerikanit Thomas Patrick Gilman. Kjo është hera e parëqë një mundës shqiptar shkon në finalen e një botërori.

Në eliminatore, Abakarov mposhti me lehtësi 10-0 kolumbianin Oscar Urbamo, ndërkohë që në raundin tjetër triumfoi ndaj kubanezit Reineri Ortega, po me rezultatin 10-0. Falë këtyre dy fitoreve ai arrin të sigurojë kualifikimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, mundësi shqiptar zhvilloi një tjetër duel të mirë, duke mundur 13-2 Gulomjon Abdullaev të Uzkekistanit dhe del në gjysmëfinale. Rrugëtimi i Abakarov nuk ndalet këtu, pasi në gjysmëfinale fitoi 6-1 ndaj serbit Stevan Micic, duke dalë në finalen e madhe.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit