Mungesa e Harry Kane, Mourinho ka zëvendësuesin e preferuar

13 Janar 2020
22:42
back button

Që marrëdhënia e Cavanit me PSG ka një datë skadence, ky është një fakt. Uruguaiani që një herë e një kohë ishte i panegociueshëm në sulmin parisien, me afrimin e Icardit ka parë se si pozitat e tij kanë ndryshuar tërësisht. I venitur në hijen e argjentinasit, Cavani ka kërkuar largimin që në merkaton e janarit.

Atletico Madrid ishte klubi i parë që trokiti që në dhjetor, për të vijuar me Manchester United dhe Arsenal, gjithashtu të interesuar për shërbimet e sulmuesit të PSG. Tashmë, në garë për sulmuesin nga Uruguai është futur edhe Tottenham. 

Trajneri i “Spurs-ave”, Jose Mourinho është në kërkim të një sulmuesi që të plotësojë vakancën e krijuar në krye të sulmit pas dëmtimit të rëndë të liderit të Tottenham, Harry Kane. Ky i fundit do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe Mourinho synon tashmë Cavanin. 

Lajmit i ka dhënë zë tabloidi britanik “The Telegraph”. Ndërkohë, është gjithashtu e vërtetë se problemi i parë i parashikuar në negociata do të jetë pagesa e lartë që kërkon Cavani, por jo vetëm kaq. Me rikthimin e kapitenit Harry Kane, Cavani, apo cilido sulmues tjetër që do të afrohet te Tottenham, do të duhet të hapë krahun e të ulet në pankinë për të bërë vend për yllin e “Spurs-ave”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit