Mungesa e Ronaldos në Ballon d’Or, motra e tij reagon ashpër, fajëson mafian..

4 Dhjetor 2018
10:54
back button

Luka Modric ka fituar topin e artë, duke lënë pas lagjendat e dekadës së fundit Ronaldon në vend të dytë dhe Messi-n në të pestin. Që nga viti 2007 ku ky trofe i shkoi Kaka-s, vitet në vijim është pasuar sa te Ronaldo e sa te Messi. Pas eventit ku u vërejt mungesa e yjeve, ka reaguar motra e Ronaldos, Elma Aveiro, nëpërmjet një postimi në Instagram-in e saj:

“Fatkeqësisht kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, mes mafias dhe parasë. Fuqia e Zotit është më e madhe sesa të gjithë kalbësirat. Ai merr kohën e tij, por kurrë nuk gabon.”

Më tej ka vijuar, pasi ka postuar foton e CR7 dhe ka thënë: “Lojtari më i mirë në botë… për ata që kuptojnë futbollin, sigurisht.” 

Gjithashtu edhe Gianluigi Buffon, veterani italian dhe portieri aktual i PSG-së, ka refuzuar të kritikojë Ronaldon për mos prezencën e tij në spektaklin e mbajtur në kryeqytetin francez, i pyetur nga gazetarët për këtë mungesë ka thënë:

“Mendoj që jemi të gjithë njerëz të lirë. Çdokush vendos vetë çfarë dëshiron në jetë.” 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit