Mungojnë Federer e Nadal, US Open ftesë ish-kampionëve për të luajtur

13 Gusht 2020
11:13
Telesport
back button

Mjaft nga yjet e tenisit kanë konfirmuar se do të mungojnë në grand slam të US Open, që nis më 31 gusht në Nju Jork. Shkaku kryesor është pandemia e Covid-19, që ka gjunjëzuar botën dhe sportin.

Tenistët refuzojnë të udhëtojnë drejt Amerikës nga frika e infektimit. Gjithsesi, organizatorët e US Open po marrin masat që të sjellin në këtë turne sa më shumë yje të tjerë të këtij sporti.

Orët e fundit mësohet se US Open u ka dërguar nga një ftesë dy ish-fituesve të këtij turneu, britanikut Andy Murray dhe belges Kim Clijsters. Të dy nuk luajnë prej kohësh, por kanë rinisur stërvitjet dhe synojnë të rikthehen sa më shpejt në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit