Muriqi, gati për “stafetën” e sulmit; premton gola në “Turqinë e tij”

14 Shtator 2021
13:09
Alfred Lleshi
back button

Vedat Muriqi dëshiron të zhbllokohet në “shtëpinë” e tij të dytë. Në Turqi, kundër Galatasaray, ai ëndërron një fanellë titullari si qendërsulmues i Lazios. Kush e di, Sarri ndoshta mendon për këtë. Mund të jetë mundësia e duhur për ta parë kosovarin nga fillimi, ende në kërkim të golave të rëndësishëm, edhe për të pushuar Immobile, i cili ka qenë gjithmonë i pranishëm si startues.

Për Muriqin janë 34 gola në dy sezone, të luajtur me fanellat e Caykur Rizespor së pari dhe Fenerbahce. Vedat e njeh mirë realitetin e Galatasaray. Vetëm një gol ndaj një kundërshtari që nuk e ka mundur kurrë. Tani do të ketë mundësinë ta provojë si lojtar i Lazios, si titullar ose duke u aktivizuar nga stoli. Ai po punon shumë për ta vënë në vështirësi zgjedhjeje trajnerin.

Një e dhënë fotografon dëshirën e tij për t’u imponuar me bardhekaltrit, e cila është shpejtësia mesatare. 9.3 km/orë kundër Empolit (aktualisht rekordi sezonal i skuadrës së Lazios) dhe 9 km/orë kundër Milanit. Në Turqi kthehet për të mahnitur dhe rihapur llogarinë e tij me Lazion. Misioni i Muriqit ka filluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit