Sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi e ka ulur ritmin e përformancave të tij me skuadrën e Fenerbahçes. Shtatlarti është lokomotivo e skuadrës së tij turke, por së fundmi Feneri ka patur shumë probleme.
Turqit kanë humbur shumë ndeshje dhe pushimi i kampionatit erdhi në kohën e duhur. Sulmuesi i Kosovës shpresonte të largohej në merkaton e janarit, por ngeci në Turqi.
Vera duket se do të jetë shpëtimi i tij, pasi ka disa skuadra që e duan ta kenë në skuadër. Muriqi është më afër Lazios me drejtorin sportiv Igli Tare që e do në ekip. Ai kërkohet dhe në Angli nga Leicester dhe Burnley, por ekipi italian mund ta fitojë garën.