Muriqi jep spektakël në prezantim: Do të jem Muriqi dhe jo Ibra i Lazios, zgjodha ekipin më të mirë të Romës…

15 Tetor 2020
15:07
Alfred Lleshi
back button

Gjatë prezantimit te Lazio, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, tha në fjalën e tij: “Jam i nderuar që jam këtu, do të bëj më të mirën. Unë do të jem Muriqi i Lazio, jo Ibrahimovic i Lazios (në lidhje me krahasimin me Zlatan). Ka diferenca midis ligës turke dhe italiane. Me shokët e skuadrës kemi angazhim të plotë për të arritur shumë qëllime. Unë dua ta ndihmoj ekipin të marrë atë që dëshiron. Nuk ndiej presion, e dua lojën në grup, nuk luaj për veten. Do të bëj çmos për t’i mbështetur të gjithë, si brenda dhe jashtë fushës.
Lazionews - Muriqi - arrivo

Presioni më ndihmon të arrij suksese, kjo është e vërteta. Unë gjithmonë do të jap 100%. Jam në një nga klubet më të mëdhenj në Itali, i pari në qytetin e Romës. Unë dua të bëhem aq i madh sa Lazio. Kam pasur shumë oferta, por kam zgjedhur këtë ekip për stilin e lojës. Bëra këtë zgjedhje edhe për shkak se Tare vjen nga Shqipëria. Është nder për mua që jam këtu. Rivaliteti? M’u realizua ëndrra për të luajtur me Immobile. E kam pasur ëndërr për ta veshur fanellën e tij.

Unë do të bëj atë që mundem, për ta ndihmuar dhe mësuar prej tij. Dua ta bëj atë të shënojë shumë gola. Do të përpiqem të bëj gjithçka që është e mundur edhe në fazën mbrojtëse. Derbi? Unë e imagjinoj këtë ndeshje. Normale që në një qytet si Roma të ketë një ndeshje të tillë me dy skuadra të rëndësishme. Mezi po pres ta luaj derbin. Tifozët më pritën me shumë mesazhe. Me siguri do të ketë edhe raste që nuk do të luaj mirë, por do ta nderoj këtë fanellë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit