Muriqi kthehet në Stamboll, shpjegon pse nuk po imponohet dot te Lazio

16 Shtator 2021
13:36
Alfred Lleshi
back button

Vedat Muriqi ende nuk ka shkëlqyer me fanellën e Lazios. Sulmuesi kosovar, i cili arriti nga Fenerbache sezonin e kaluar, dëshiron ta kompensojë këtë sonte, në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Galatasaray. Sulmuesi kosovar foli në konferencën për shtyp, para ndeshjes. Këtu janë fjalët e tij:

“Stambolli është një qytet i bukur dhe është kënaqësi të kthehem këtu. Unë jam një sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet. Në sezonin e parë me Lazion u pengova nga Covid-19 dhe, për më tepër, mbërrija nga një kampionat i nivelit më të ulët. Po punoj për të qenë në të njëjtin nivel me shokët e mi të skuadrës. Është e vështirë të bëhesh titullar në një ekip që ka luajtur së bashku për pesë vite. Jam gati të jap kontributin tim, pastaj trajneri do të vendosë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit