Muriqi larg Turqisë, sulmuesi tregon të ardhmen!

7 Nëntor 2019
16:07
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai mendon se do të vazhdojë karrierën larg Turqisë dhe shpreson që të luajë në Angli. 

“Objektivi im i parë ishte të luaja për klube të mëdha nga Europa. Kur erdhi oferta zyrtare nga Fenerbahce ishte e vështirë që ta refuzoja. Ndryshimi i shtetit do të ishte i vështirë për mua, prandaj e vendosa afrimin me Fenerin dhe me gruan time. 

“Ëndrra ime është Premier League. Qëllimi im kryesor është Anglia, pasi më pëlqen si futboll dhe mendoj se më përshtatet duke u bazuar te mundësitë e mia fizike. Unë mora një pasaportë turke kur luaja me Giresunsporin dhe presidenti ka folur disa herë me trajnerin e kombëtares Fatih Hodja, u ndal gjithçka për shkak të problemeve me dokumentet”, – tha ai për televizionin NTV.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit