Muriqi mund të largohet në janar, gjigantët e Italisë gjejnë mikun për të

19 Nëntor 2019
18:09
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, ka bërë mjaft mirë në kampionatin turk prej dy vitesh, por ka shënuar dhe me Kosovën. Ai është kthyer në liderin e turqve, por dhe të Përfaqësueses dardane. 

Sirenat e merkatos janë shtuar për të dhe mediet turke raportojnë së fundmi se Lazio ka shprehur interes për shërbimet e shqiptarit. Ai mund t’i bashkohet italianëve që në merkaton e verës me drejtorin sportiv Igli Tare që mund të shfrytëzojë faktin që është shqiptar.

Një lëvizje e tillë është shumë e vështirë të realizohet, pavarësisht zërave, pasi 25-vjeçari do të qëndronte në stol me Lazion. Ciro Immobile është në një formë fantastike dhe Lazio nuk do të donte të shpenzonte shumë për një futbollist që mund të qëndrojë në stol shumicën e kohës. Vlera e Muriqit ka kapur shifrën e 8 milion eurove dhe një shifër e tillë nuk tremb Lazion, por Muriqi do të vazhdojë me Fenerbahcen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit