Muriqi shënjestron Van Persien, shqiptari gati t’i thyejë rekordin

20 Janar 2020
22:03
Eraldo Harlicaj
back button

Vedat Muriqi është një sulmues klasi dhe Fenerbahçe bëri një afrim të goditur me nënshkrimin e shqiptarit të Kosovës. Muriqi po tërheq ekipin dhe po mban skuadrën në luftën për titull me golat e tij. Ai shënoi dhe në ndeshjen e fundit duke i dhënë fitoren 0-2 ekipit të tij kundër Gaziantepes me gol dhe asist. 

Shtatlarti ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje duke ndjekur rekordin e Van Persiet në sezonin 2016-16 që shënoi 16 gola. Një rekord krejtësisht i arritshëm për lojtarin e Fenerit që po tregon formë shumë të mirë këtë gjysmë sezoni. 

Kosovari mund të thyejë rekordin e yllit holandez, por legjendari Alex me 28 gola të shënuar është i pamundur për t’u arritur. Ai shkëlqeu në edicionin 2010-11 me golat e realizuar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit