Muriqi te Fenerbahçe, zbulohet rroga marramendëse

18 Maj 2019
10:39
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Vedat Muriqi e ka të sigurt kalimin te Fenerbahçe, sipas asaj që shkruajnë mediet turke. Shqiptari po zhvillon një sezon fantastik, pasi ka shënuar 15 gola duke u renditur i treti në listën e golashënuesve të kampionatit. 25-vjeçari nuk luan me një ekip që i krijon shumë raste, pasi Rizespori ndodhet në mesin e tabelës. 

Fenerbahçe e ka pikasur lojtarin shqiptar dhe kërkon ta rrëmbejë për sezonin tjetër, pavarësisht problemeve ekonomike që kanë hasur këtë edicion futbollistik. Gjigantët turq kanë bërë gati një ofertë fantastike për gjigantin e sulmit. Ata do t'i ofrojnë 1.5 milionë euro në sezon. 

Muriqi momentalisht fiton 500 mijë euro në sezon dhe një ofertë e tillë është e parezistueshme. Shqiptari e ka nisur me 5 mijë euro në muaj në momentin që ka shkuar për herë të parë në Turqi me ekipin e Giresunsporit. Ai kaloi më tej te skuadra e Genclerbirligut që i ofroi 300 mijë euro në vit, më pas tek ekipi aktual i Rizesporit me 500 mijë euro.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit