Musiala refuzon rinovimin me Bayernin, dy gjigantë anglezë mendojnë për të

4 Mars 2024
9:25
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Jamal Musiala te Bayern Munich është larg të qenit e sigurt. Mesfushori-sulmues gjerman deri më tani ka refuzuar rinovimin e ofruar nga bavarezët (kontrata aktuale i skadon në vitin 2026), dhe po mendon të kalojë në Premier League, bazuar në atë që shkruan “Daily Star”. Mbi të gjithë, Manchester City dhe Chelsea po mendojnë për të.

Që kur u fut në formacionin fillestar të Bayern Munich nga Hansi Flick në vitin 2020, Musiala është bërë një nga të rinjtë më të kërkuar në futbollin evropian. Megjithatë, përpjekja për ta joshur atë nga Bayern Munich është dukur gjithmonë si një mision i pamundur.

Klubet angleze mund ta tërheqin talentin gjerman larg Bavarisë. Kjo është kryesisht për faktin se kontrata e Musiala skadon në verën e vitit 2026 dhe negociatat në lidhje me një zgjatje të marrëveshjes së tij nuk janë konkretizuar ende me “Die Rekordmeister”.

Pavarësisht se fiton 8 milionë euro në vit te Bayerni, një nga më të paguarit në klub, Musiala mund të marrë menjëherë pagë më të lartë në një numër klubesh të ndryshme evropiane. Megjithatë, siç raportohet nga “Sky Germany”, kjo nuk është arsyeja e vetme për të cilën duhet të shqetësohet Bayerni.

Musiala ka disa objektiva që është i vendosur t’i arrijë gjatë gjithë karrierës së tij. Këto përfshijnë fitimin e Champions League dhe “Topit të Artë”. Ndërsa këto do të ishin të mundshme gjatë kohës te Bayerni, gjë që Musiala do të donte ta bënte, sipas raportit, shanset për t’i arritur te Real Madridi, Manchester City apo Liverpool janë më të larta.

Sidoqoftë, Bayerni do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbajtur yllin e vet duke i ofruar kontratë të përmirësuar, me pagë dyshifrore. 20-vjeçari nuk e mendon largim së shpejti, por kjo çështje e shqetëson Bayernin, ndaj po luan të gjitha kartat për të ronivuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit