Kampionati Shqiptar

Musolli: 200 ndeshje? Dua të bëhem “Totti i Kukësit”

“Çfarë ndjesie është të shënoja gol në ndeshjen e 200-të timen me Kukësin? E kam thënë që është ndjesi e veçantë që luaj këti prej 6 sezonesh. Janë shumë ndeshje me fanellën e Kukësit. Ndeshjen e 200-të e luajta para tifozëve tanë dhe shënova golin e parë në Superiore. Dy gëzime në një ditë. Kartoni i verdhë? E mora për festimin e golit. Në fakt mora shumë kritika, por ishte diçka e momentit. Ndodhi nga emocionet. Pse festova me Hallacin, ngaqë thyeva rekordin e tij të ndeshjeve me Kukësin? Jo, nuk kishte ndonjë të veçantë në këtë mënyrë të testimit. Thjesht ashtu ndodhi, jo sepse i kalova rekordin me 200 ndeshje te Kukësi. Gjoka tha se u vodh? Nuk di çfarë të them për këtë. Nuk kam ndonjë qëndrim. A pretendoj të bëhem Toti i Kukësit? Deri tani gjërat janë duke shkuar mirë. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë në klub. Shpresoj të bëhem vërtet Toti i Kukësit. Vendi i dytë? Duke parë si po vete kampionati, e ndiejmë presionin, por shpresojmë që të bëjmë ndeshje të mira dhe ta sigurojmë sa më shpejt vendin e dytë”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar