Mustedanagic: Kemi talente që do të arrijnë kombëtaren e madhe!

15 Janar 2021
17:42
Eraldo Harlicaj
back button

Kryeskauti i FSHF-së, Dzemal Mustedanagic, ka folur ditën e sotme pas turneut rajonal të ekipeve për moshat U-13, U-14 dhe U-15. Turne i përvitsh9m për zbulimin e talentëve të rinj nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Korça, Elbasani, Lezha dhe Gjirokastra.

“E kam thënë gjithmonë dhe duhet ta them përsëri, pasi është e rëndësishme, se në Shqipëri ka talente. Kjo sigurisht që është e rëndësishme për të ardhmen e futbollit shqiptar. Në këtë turne të ekipeve përfaqësueseve rajonale hidhen themelet e ekipeve kombëtare të ardhshme dhe në këto mosha duhet të ketë një seleksionim shumë të përpiktë.

“Këtu ka shumë elementë cilësorë që nëse punojnë mirë, në një të nesërme mund të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar nesër kudo nëpër Europë. Për ne është shumë e rëndësishme që t’i regjistrojmë në sistemet tona këto lojtarë, për t’i zhvilluar këta lojtarë, t’i ndihmojmë për t’u rritur gjithmonë e më shumë dhe është e sigurt që konkurrenca do të rritet. Të gjithë këta djem duhet të punojnë çdo ditë në maksimum, dhe ne duhet t’i qëndrojmë afër në të gjitha drejtimet, me perspektivën që një ditë të shkojnë te kombëtarja A”, – përfundoi Mustedanagiç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit