Mustedanagić ua bën të qartë kroatëve: Gabojmë rëndë nëse e marrim lehtë Shqipërinë në “Euro 2024”

4 Dhjetor 2023
12:17
Alfred Lleshi
back button

Kujtojmë një bisedë të rreth 10 viteve më parë. Džemal Mustedanagić, legjenda e Dinamos së Zagrebit 1982, është kthyer në Zagreb nga Shqipëria, ku tashmë ishte thellësisht i përfshirë në sistemin e futbollit. E pyetëm si ishte atje, si po përparojnë shqiptarët në futboll. Ai “qëlloi me top”:

“Shqiptarët janë të shkëlqyer! Do ta shihni, është një ekip kombëtar, i cili së shpejti do të bëhet shumë konkurrues. Është vetëm çështje ditësh para se të kualifikohen në një kompeticion të madh. Shqipëria ka talente sa të doni, lojtarët e rinj janë një mrekulli. Investojnë në infrastrukturë, në profesionet që lidhen me futbollin, kanë tifozëri të zjarrtë, s’ka se si të dështojnë”.

Nuk vonoi shumë, shqiptarët u kualifikuan në “Euro 2016”, ishin pranë kalimit të grupit, nuk po mundeshin nga francezët deri afër fundit të ndeshjes. Ata u ndëshkuan 2-0 në minutat e fundit.

Tani janë sërish në Europian, si të parët në grup me Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Krahas Spanjës dhe Italisë, Kroacia do të jetë rivale e shqiptarëve. Sipas shumëkujt, një outsajder në “grupin e vdekjes”, por Mustedanagić nuk mendon kështu:

“Kush mendon se Shqipëria do të jetë një kundërshtar i lehtë në Europian, gabon rëndë. Dëgjova deklaratat e Zlatko Dalic, ai ka punuar në Shqipëri dhe ndoshta e njeh mentalitetin dhe talentin e lojtarëve shqiptarë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FINAL UEFA E DRAW EURO2024 GERMANY GROUP B 海 SPAIN CROATIA ITALY ALBANIA"

Trajneri ynë tha menjëherë se nuk duhet ta nënvlerësojmë Shqipërinë, sepse nuk është aspak kombëtare që duhet nënvlerësuar. Shqiptarët kanë gjithçka që duhet të ketë një kombëtare serioze dhe mënyra se si e kaluan grupin tregon se janë në rritje të madhe”.

Për të kujtuar, Mustedanagic mbërriti në Shqipëri në vitin 2009, ishte asistent i trajnerit Josip Kuže. Por, kur i ndjeri Kuze shkoi në Kinë, “Xhemo” qëndroi, fillimisht ishte trajner i kombëtares U-17, më pas drejtor teknik i kombëtares, krye skaut. Ai ishte në Shqipëri për 12 vite:

“Mendoj se është një rekord që do ta ketë të vështirë ta thyejë kush. Dhe sigurisht, njoha futbollin shqiptar, mentalitetin e tij, potencialin e tij. Më kujtohet fillimi atje. Unë dhe Kuzhe në seancën tonë të parë stërvitore me ekipin kombëtar, në fushë me bar artificial, ku lojtarët rrëshqisnin si të çmendur për çdo top, hidheshin me kokë…

Ne pamë njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë arritëm në përfundimin: Çfarë është kjo? Nëse vazhdojnë kështu do të jemi kampionë të Europës. Menjëherë e pamë se sa e rëndësishme ishte kombëtarja për shqiptarët, sa të etur për rezultate. Atje kishin atë që na zbukuroi dhe stolisi qysh në fillim, ndjenjën e fortë kombëtare, pa dorëzim, kombëtarja mbi të gjitha”.

Dhe duket qartë se shqiptarët kanë ecur përpara në futboll ndër vite: “Absolutisht. Në atë kohë atyre iu mungonte ende përsosja taktike e përvoja, por me kalimin e viteve, me ardhjen e trajnerëve të huaj, investimin në infrastrukturë, e morën edhe atë. Dimë që Shqipëria është mjaft e lidhur me Italinë, veçanërisht në futboll.

The National Strategy and the young teams, Mustedanagic: Albania has many  talents - FSHF

Italianët janë modeli i tyre, sa shumë fëmijë kanë emra italianë atje. Nuk harroj kurrë, një nga lojtarët e mi të kombëtares U-17 quhej Marco van Basten Cema. Hahahaha. Duke parë futboll italian, por edhe duke sjellë trajnerë italianë, por edhe ne të tjerët që morëm pjesë në forcimin e gjithë sistemit të futbollit, sot shqiptarët janë një kombëtare e kompletuar”.

Po, ka shumë lojtarë atje, që luajnë ose kanë luajtur në Itali: “Hysaj i Lazio, portieri Berisha te Empoli, Djimsiti tek Atalanta, Ismajli tek Empoli, Bajrami te Sassuolo. Kombëtarja shqiptare ka lojtarë me eksperiencë, emra tashmë të njohur, por edhe të rinj si Asllani nga Interi, pastaj Broja nga Chelsea, Mitaj, mbrojtësi i majtë i Lokomotivës së Moskës.

Kanë lojtarë të rinj që sapo janë futur në kombëtare dhe mund të luajnë në Europian. Pa përmendur për shembull Cikalleshin apo Mersinajn, që i njohim nga HNL, Selahi, Tuci… Shumë të mirë. Është kombëtare e fortë Shqipëria, duhet të jemi të vetëdijshëm”.

Edhe ata janë të vetëdijshëm se ndodhen në ‘grupin e vdekjes’, si do t’ia dalin kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë? Përgjigjet Mustedanagic: “Ata nuk do të respektojnë shumë askënd, do të luajnë njësoj në çdo ndeshje. Ata janë sulmues nga mentaliteti, ky është lloji i futbollit që duan të luajnë. Më kujtohen ato ditët e para në Shqipëri me Kuzhen, çdo lojtar që pyesnim çfarë pozicioni luanin, ishin të gjithë sulmues, apo mesfushorë.

Mustedanagiç: Ekipet përfaqësuese rajonale, themelet e të ardhmes së  futbollit - FSHF

Hahahaha, kishim problem me portierët dhe mbrojtësit. Sot, siç po shohim, janë të mbuluar shumë mirë në ato pozicione, por nuk e kanë humbur mënyrën e tyre bazë të lojës. Ata ishin të pakënaqur edhe me Edoardo Reja si trajner, arsyeja është se ai u fokusua shumë te loja mbrojtëse. Tani trajneri i tyre është Sylvinho, i cili i udhëheq shumë mirë, është brazilian dhe ai stil iu shkon më shumë”.

Mustedanagić mban edhe sot kontakte me njerëzit në Shqipëri: “I dërgova një mesazh presidentit të federatës, Armand Duka, duke e uruar për suksesin e tij, për kualifikimin në Europian. Ai u përgjigj dhe më falënderoi për atë që kam bërë për futbollin shqiptar. Është një president shumë i aftë, i cili iu beson profesionistëve.

Nënshkruan me çdo trajner kontratë të paktën për dy vite dhe gjatë asaj kohe nuk i prek, nuk i pushon me aq sa mbaj mend. Vetëm pas dy vitesh vihet vija (bëhen llogaritë) dhe pastaj firmos një kontratë të re, ose ndahet miqësisht. Ka bërë shumë për futbollin shqiptar dhe për këtë kualifikim në Europianin e Gjermanisë”.

Marrë nga portali kroat “germanijak.hr”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit