“Na e ofruan CR7 te Barcelona për 17 milionë, nuk jam penduar që e refuzova”

13 Janar 2021
14:41
Alfred Lleshi
back button

Kush e di se cila do të ishte e ardhmja e Leo Messit, nëse Cristiano Ronaldo dhe Ronaldinho do të kishin zbarkuar në Barcelonë atë verë të vitit 2003. Në fakt, ekzistonte një “rrezik” i tillë. Joan Laporta, presidenti azulgrana në atë kohë, zbuloi një sfond të pabesueshëm në lidhje me ardhjen e mundshme të Cristiano Ronaldos te Barcelona.

“Ne ishim gati për të nënshkruar me Ronaldinho dhe Rafa Márquez, – thotë Laporta, – Agjenti i meksikanit sugjeroi që të rekrutonim një djalë me emrin Cristiano Ronaldo, i cili ishte te Sporting i Lisbonës në atë kohë. Një nga agjentët e tij m’u afrua dhe më tha. Është një lojtar, që tashmë e kam shitur te Manchester United për 19 milionë, e sjell te ty për 17 milionë… Sidoqoftë, ne tashmë kishim investuar te Ronaldinho. Në atë kohë, Cristiano luante më shumë në krah sesa në qendër, ndaj menduam se me investimin e bërë (Ronaldinho), ky rol ishte më se i mbuluar. Ne e refuzuam atë dhe nuk pendohem”.

Përfundimisht, CR7 shkoi te Manchester United i Ferguson, duke prodhuar një futboll të shkëlqyeshëm, ndërsa në Barcelonë zbarkoi Ronaldinho, i cili, nën krahun e tij mbrojtës, pa një talent të jashtëzakonshëm të lulëzonte, si Leo Messi. Jo keq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit