Na ishte njëherë Ligue 1, një kampionat i ekuilibruar dhe me shumë fitues të ndryshëm…

24 Prill 2022
14:43
Denis Hakanaj
back button

PSG është kampion i Ligue 1, duke rimarrë skeptrin që vitin e kaluar ia la Lille. Titulli i dhjetë, për një skuadër që nuk është shumë e dashur në Francë. E kuptueshme nga këndvështrimi i humbësve.

Para dominimit absolut të PSG, Ligue 1, ishte një kampionat i lirë, i barabartë dhe demokratik. Hera e fundit që një skuadër ka triumfuar për herë të parë ka qenë në sezonin 2011/12kur  Montpellier, kundër çdo parashikimi, ka shkruar kapitullin e fundit të një kampionati që ishte i hapur për të gjithë.

Nuk ka qenë një rast i izoluar sepse në sezonin 1997/98 i ka takuar Lens-it. Dy vite përpara shijen e triumfit të parë në kampionatin francez e ka provuar Auxerre.

PJESËMARRJE – Në përgjithësi, në 30 vitet e fundit kanë triumfuar Nantes (1994-1995), më pas Monaco (1996-1997 dhe 1999-2000), Bordeaux (1998-1999).

Diçka të ngjashme me PSG e ka bërë Lyon. Skuadra, siç ka ndodhur me shumë të tjera, ka arritur suksesin e parë në sezonin 2001/02 dhe ka shënuar fillimin e Revolucionit të parë në futboll.

Një cikël i jashtëzakonshëm: shtatë kampionate të fituar radhazi. Kur Lyon e ka dorëzuar skeptrin, demokracia është kthyer: katër fitues të ndryshëm në katër vite. Përsëri (2008-2009) Bordeaux, vitin pasues Marsiglia dhe më pas Lille, që është kthyer te triumfi në 2020/2021.

REVOLUCION – Nga 2012-ta e në vazhdim ka filluar Revolucioni Francez. Montpellier ka shënuar fillimin e fundit të një epoke në të cilën të gjithë mund të shpresonin të fitonin. Në Parkun e Princave, për shkak të një superfuqie teknike dhe ekonomike, janë  rishkruar historia dhe tradita e një kampionati të ekuilibruar si pak të tjerë dhe demokratik në shpërndarjen e titujve.

Mjafton të mendohet se Saint-Etienne, skuadra që mbante, deri pak orë më parë, numrin më të madh të kampionateve të fituar, është ndalur në 10 suksese. Po aq sa ato të festuar nga PSG.

TRADITË – PSG, që tashmë di vetëm të fitojë, nuk ka as një traditë të madhe. Nuk është as mes dhjetë klubeve me më shumë pjesëmarrje në kategorinë kryesore të futbollit francez: një paradoks që është i lidhur edhe me moshën e një klubi që është vetëm 52 vjeç.

PSG ka fituar shumë pasi ka qenë për një kohë të gjatë jashtë rrethit të skuadrave prestigjioze të futbollit francez. Kishte festuar vetëm në sezonin 1985/1986 dhe 1993/1994.

Tetë fitore në dhjetë vitet e fundit i kanë shtyrë parisienët në shkallën më të lartë të podiumit. Kryesimi në vetmi, nëse vazhdohet me këtë ritëm, është larg vetëm 12 muaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit