“Na shohin si produkte dhe jo njerëz, nuk hesht dot…” Futbollistja shqiptare sulmon Real Madrid. E pret Milani!

23 Qershor 2022
21:47
Telesport
back button

Futbollistja e njohur shqiptare Kosovare Asllani, e cila nga sezoni i ardhshem do te luaje me fanelen e Milanit, ka sulmuar Real Madrid. Futbollistja e Suedisë, me origjinë shqiptare, ka dhënë një intervistë për Sportbladet dhe flet hapur kundër drejtuesve të klubit spanjoll, për mënyrën se si i trajtojnë futbollistët.

“Është bërë një mjedis shumë i pashëndetshëm dhe i rrezikshëm për femrat. Është e vështirë të hysh në detaje, por ka të bëjë shumë me një kulturë të dëmshme për futbollistet. Mes shumë gjërash, pothuajse jam detyruar të luaj e dëmtuar dhe nuk kam marrë ndihmë”,

“Mendoj se kam bërë shumë për klubin. Kam kuptuar se ndër vite që nuk i kanë trajtuar mirë lojtaret. Është e rëndësishme që të flasësh, sepse askush tjetër nuk e ka bërë dhe kështu mund të ndryshojnë gjërat.

Jam përpjekur ta bëj që në momentin e parë që isha në klub”. “Ka presion të vazhdueshëm për të luajtur e dëmtuar apo e sëmurë. Nuk është një mjedis i shëndetshëm. Më intereson shumë klubi, por mendoj se është në duar të gabuara.

Na shohin si produkte dhe jo si njerëz”, shprehet sulmuesja. E thirrur me nofken Kosse për cilësitë e tij të lojës dhe familjen me origjinë shqiptare kosovare, krahasohet me bashkatdhetarin Zlatan Ibrahimović.

Asllani njihet për audiencën televizive edhe si protagoniste e dokumentarit për botën e futbollit suedez të femrave në tre episode Den andra sporten (Sporti tjetër), transmetuar në vitin 2013 nga Sverige Television.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit