Nadal dhe Djokovic sigurojnë gjysmëfinalet e turneut “ATP Finals” në Londër

20 Nëntor 2020
16:58
Telesport
back button

Në Londër po zhvillohet turneu i fundit i këtij viti për meshkuj në tenis, “Atp Finals”, ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë.

Pas përfundimit të ndeshjeve në grupe, janë përcaktuar 4 tenistët më të mirë, që do të luajnë të shtunën në gjysmëfinale.

Përballë njëri-tjetrit në gjysmëfinale do të jenë rusi Daniil Medvedev e spanjolli Rafael Nadal, ndërsa sfida tjetër është ajo mes serbit Novak Djokovic e austriakut Dominc Thiem.

Dy sfida të forta, që pritet të dhurojnë emocione e rivalitet, pasi ndeshjet në grup treguan se nuk ka një tenist favorit në këtë turne, pasi të gjithë kanë humbur nga një takim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit