Nadal eliminohet nga turneu i Romës, Djokovic shkon në çerekfinale

13 Maj 2022
9:08
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është eliminuar nga turneu Masters i Romës, pas humbjes 2-1 ndaj kanadezit Denis Shapovalov (1-6, 7-5, 6-2). Një humbje e papritur e fituesit të 21 grand slam, që e nisi mirë ndeshjen, por më pas u dorëzua përballë kanadezit.

Nuk ndodhte prej vitit 2008 që Nadal të eliminohej kaq shpejt nga turneu italian. Edhe këtë herë, Nadal pati një problem në këmbë, që nuk e lejoi tenistin spanjoll të japë atë që pritej. Një dëmtim që sjell ankthin te spanjolli në prag të Roland Garros.

Gjithsesi, Nadal u shpreh pas humbjes se nuk është dëmtuar dhe se bëhet fjalë për një dëmtim kronik. “Nuk jam dëmtuar. Jam një lojtar që jetoj me një dëmtim kronik. Ka disa ditë që dhimbja po më shqetëson në stërvitje. Kjo është jeta”, tha Nadal.

Në çerekfinale shkon numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic, që mundi 2-0 (6-2, 6-2) veteranin Stanislas Wawrinka. Duket se serbi po rigjen formën e duhur. Avancojnë më tej edhe gjermani Alexandër Zverev e greku Stfanos Tsitsipas, numër 3 e 4 në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit